Babë e bir, të dyshuar se falsifikuan lejet e armëve në këmbim të 5 mijë eurove, janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak.
Hashim e Atdhetar Rexhepi janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak pas ankesës së avokatëve.
Lajmin për KALLXO e bëri të ditur avokati i Atdhetarit, Veton Rrecaj.
“Më në fund drejtësia e merr kahun e duhur”, tha Rrecaj.
Sipas aktvendimit të cilin e ka siguruar KALLXO, Gjykata ka ndërprerë këtë masë me arsyetimin se kanë pushuar shkaqet për të cilat edhe u është caktuar dhe vazhduar arresti shtëpiak.
“Nuk qëndrojnë më kushtet as për zëvendësimin eventual me ndonjë masë më të butë alternative”, thuhet në aktvendim.