Në 7 vjetorin e vdekjes së Nekibe Kelmendit, Kryesia e LDK-së bëri homazhe te varri i saj.
Kështu ka njoftuar LDK nëpërmjet faqes së saj në facebook,në të cilin njoftim thuhet:
“Kryesia e LDK-së, përkujtoi Nekibe Kelmendin, në 7 vjetorin e vdekjes së saj.
Lavdi jetës dhe veprës së veprimtares, Nekibe Kelmendi!”
Zonja Kelmendi që nga fillimi i viteve ’90 të shekullit të kaluar është inkuadruar në angazhimet politike në Kosovë, kurse ka qenë për një kohë të gjatë sekretare e përgjithshme e LDK-së si dhe ka drejtuar Ministrinë e Drejtësisë.
Këtë njoftim, LDK e ka shoqëruar me disa fotografi.







































