Teatri i Qytetit te Prizrenit fitoi çmimin e dyte, Arberesha Berisha u shpall aktorja me e mire e Festivalit, nuk munguan as mirenjohjet tjera…
Teatri i Qytetit te Prizrenit edhe këtë vit prezantoi me sukses Prizrenin në Festivalin Ndërkombëtar te Komedive Shqiptare në Mitrovice me shfaqjen “Iku Autobusi” të autorit Osman Goranci e me regji të Luan Kryeziut.
Pas nates finale, juria profesionale shpalli më të miret e këtij festivali jubilar, që ishte i dhjeti më radhe këtë vit.
Teatri ynë mori çmimin e dytë, pas teatrit profesionist “Migjeni” te Shkodres. Aktorja Arberesha Berisha u shpall aktorja më e mirë femer e Festivalit, ndërkohë Teatri i Qytetit të Prizrenit u nderua me mirenjohje të veçantë për pjesemarrje të rregullt në këtë Festival.
Si kryetar i teatrit jam i kenaqur me keto çmime, aq me teper kur ishim në konkurrencë të drejtperdrejte për çmimin e parë në Teatrin Profesionist te Shkodres me aktoret e mirenjohur Gezim Kruja, Mimoza Marjanaku, Drande Xhej… e me regjisorin-aktorin e njohur shqiptar Bruno Shllaku…
Falenderoj dhe i përgezoj aktoret dhe regjisorin për paraqitje të shkelqyeshme, më shpresë qe sukseset tona do të vazhdojnë edhe në të atdhmen.