Ja arsyeja pse kryeinfermierët kanë paga më të larta se drejtorët e klinikave

29.07.2018 10:32:29

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, njëherësh anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) Shemsi Veseli, ka thënë për “Zërin” se nëse motrat kryesore kujdestarojnë për shumë ditë, bashkë me rrogën e tyre bazë, si dhe paratë që marrin nga kujdestaria, paga që ato marrin në fund të muajit mund të jetë edhe më e lartë se e një drejtori të klinikave, shkruan “Zeri.info”. 

“Në qoftë se është e vërtetë, nëse shkon koeficienti që unë besoj se ndoshta për shkak të kujdestarive të mëdha që bëjnë të mundur të arrihet, pasi ka infermierë që i bie të kujdestarojë më shpesh, por sidoqoftë nuk do të jetë njëfarë lloj autoriteti i kridibilitetit të mirë nëse do të vinte në formë te kjo që ta kenë pagën më të madhe sesa drejtorët ose edhe specialistët që punojnë nëpër salla”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse ndarja e parave nuk bëhet në vijë buxhetore ajo mund edhe ta dëmtojë buxhetin. “Unë mendoj se e qet një hije të keqe nëse është kjo kështu, por megjithatë askujt nuk mund t’ia mohosh nëse i bie të kujdestarojë shpesh. E di që kanë kujdestaruar dhe nuk janë paguar për një muaj a dy, jo që ato do të punojnë pa pagesë, por me siguri që nuk ka pasur ndonjë vlerësim, edhe ato para nëse rriten duhet të jenë në një vijë buxhetore që ndikimin duhej ta përballonte”, ka thënë ai.