Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se kushti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të thirr seancën është metodë për të bllokuar punën dhe fjalën e deputetëve.
Hoti u shpreh se ndonëse kanë kaluar dy orë, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur asnjë konkluzion për thirrje të seancës.
Sipas z.Hoti opozita nuk i ka numrat për të thirr seancën dhe siç deklaron ai po t’i kenë numrat e rrëzojnë Qeverinë.
Asnjë konkluzion nuk u arrit brenda kryesisë ky koalicion qeverisës i ka kapur institucionet e shtetit.
Seanca e kërkuar nga opozita më datë 4 shtator që u thirr mbrëmë tash as nuk ka vullnet që të caktohet më tutje, normalisht si opozitë ne nuk i kemi votat për kuorumin brenda Kuvendit.
Ne në momentin që e bëjmë si opozitë ne e rrëzojmë Qeverinë është më se evidente edhe kushti i kryetarit të Kuvendit për të thirr seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga opozita është siguroni 61 vota në sallë.
Kjo është metodë për të bllokuar punën e Kuvendit për të marr pengë Kuvendin për të mos lejuar deputetët e Kuvendit që të shprehin vullnetin e tyre përmes një rezolute të thjeshtë ka thënë z.Hoti.
Hoti tutje i ka ftuar të gjithë deputetët që të kryejnë detyrën e tyre për mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit të Kosovës.






































