Numri i njerëzve të kapur duke u përpjekur të hyjnë ilegalisht në BE ka rënë në nivelin më të ulët në pesë vjet, thotë agjencia kufitare e Bllokut.
Rreth 150,000 kalime të paligjshme janë regjistruar nga Frontex vitin e kaluar, numri më i ulët që nga viti 2013.
Agjencia theksoi se një rënie e mprehtë është shënuar me klandestinët që kalojnë Mesdheun drejt Italisë, ku qeveri populliste ka refuzuar të lejojë ankorimin e anijeve të shpëtimit.
Por sipas Agjencisë, ardhjet në Spanjë u dyfishuan për të dytin vit radhazi.
Numri i njerëzve të zbuluar në 2018 ishte 92% më i ulët se ai i vitit 2015, kur kriza e migracionit në Evropë ishte në kulmin e saj.
Shifra gjithashtu ra me një të katërtën krahasuar me 2017, me rënien më të madhe të raportuar përgjatë rrugës qendrore të Mesdheut nga Afrika Veriore në Italinë jugore.