Sanduiç me shkronja të gazetës në një market të Prishtinës /FOTO

08.01.2019 15:31:29

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të hasin në parregullsi në marketet dhe kompanitë kosovare.

Kësaj here një qytetar ka postuar në rrjetin social Facebook, një sanduiç që ishte duke e konsumuar për të cilin ka thënë se ‘është pjekur me gazetë’.

“Ironia e tërë kësaj ishte kur shitësja u mundua të arsyetohet kinse na kanë ardhë letra të reja e ku me ditë çka ka ndodhë”, ka shkruar ai.

Duke ironizuar qytetari ka thënë se ‘Meridian Express’ bën sanduiç me ‘alfabet’.

Kohëve të fundit shumë qytetarë janë ankuar se kanë hasur edhe në produkte të mykura nëpër markete të ndryshme të vendit.