Kukës, i moshuari kanos 42-vjeçarin, i sekuestrohet edhe një automatik

30.09.2016 10:30:01

Policia e Kukësit ka arrestuar një 66-vjeçar, i cili kanosi një person tjetër. Zenel  Çoti, 66 vjeç,  banues në fshatin Shtanë, Kukës u arrestua  pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Sh.P., 42 vjeç, banues në fshatin Shtanë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Zenel Çoti, ju gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë  zjarrit tip automatik , me 15 fishekë, pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprat penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Kanosja”.