Kryeministri, Isa Mustafa: Kosova po ecën fuqishëm përpara dhe ky progres...

Kryeministri, Isa Mustafa: Kosova po ecën fuqishëm përpara dhe ky progres nuk duhet t’i pengojë askujt

10.04.2017 10:02:46

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kjo javë po përmbyllet me mjaft suksese. Ai ka shkruar kështu në rrjetin social Facebook.

Të dashur miq,

Po e përmbyllim një javë me mjaft suksese.

Xhudistet tona Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka i sollën vendit 4 Medalje në Xhudo (2 të Arta dhe 2 të Bronzta).

Morëm vlerësime maksimale për zhvillimin ekonomik nga Banka Botërore dhe u konfirmua progresi jonë në luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit nga Freedom House.

Sot nderuam edhe Betejën e lavdishme të Koshares dhe heronjtë tanë, që së bashku me NATO-n, na e bënë të mundur këtë ditë.

Kosova po ecën fuqishëm përpara dhe ky progres nuk duhet t’i pengojë askujt, së paku jo atyre që e duan këtë vend më shumë se pozitat e tyre.

Fotografia e Isa Mustafa
Fotografia e Isa Mustafa
Fotografia e Isa Mustafa