Grabiti dhe vrau në Itali, arrestohet në Durrës 21-vjeçari

30.09.2016 10:28:38

Ndalohet nga Policia e Durrësit një shtetas i  shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë sepse akuzohet për veprat penale”Vrasje” dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”. Në pranga ka rënë shtetasi Dorjan Gjoka 21 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.:

Gjykata e Astit, Itali,ka lëshuar  ndaj tij një  “Urdhër Arresti”  më datë datë 17 mars 2016,për veprat penale “Vrasja” dhe  “Vjedhje në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit 20 vjet burgim.

Gjoka, akuzohet se në janar të 2015, në Pocapagalia ka kryer tre vjedhje banesash dhe datë 21 qershor 2015,  ka kryer një  grabitje në Pollenzo Itali, me pasojë vdekjen e shtetases italiane M. P. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.