Tiranë, punonjësit e UKT gjejnë armë dhe fishekë në një pusetë

30.09.2016 10:26:53

Dy armë zjarri janë gjetur në   rrugën “Agim Qarri” nga punonjësit e UKT,  gjatë pastrimit të një pusete. Sipas policisë punonjësit kanë konstatuar një pushkë, model 56, dhe një automatik, model 56, kalibri 7.62 mm, pa karikator dhe një kuti metalike me fishekë model 56, kalibri 7.62 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.