Betohen kadetët e rinj të FSK-së (FOTO)

30.09.2016 10:20:09

Sot në kazermën “Adem Jashari”, është bërë betimi i kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo ceremoni është organizuar me rastin e regjistrimit të kadetëve të rijnë në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së, raporton lajmi.net.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Ministrisë dhe FSK-së, personalitete të larta shtetërore, përfaqësues diplomatik, atashe ushtarak, familjar  dhe të ftuar të tjerë.