Duterte krahason fushatën kundër drogës me Holokaustin

30.09.2016 10:14:41

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte ka krahasuar fushatën e tij kundër drogës me Holokaustin, duke thënë se ai do të vrasë sa më shumë individë të varur, ngjashëm si Hitleri që ka bërë me hebrenjtë.

“Hilteri ka masakruar tre milionë hebrenj. Po ashtu ka edhe tre milionë njerëz të varur nga droga. Unë do të jem i lumtur, pasi t’i masakrojë”, tha ai.

Të paktën gjashtë milionë hebrenj dhe pakica të tjera janë të njohur që janë vrarë nga nazistët, transmeton KosovaPress.

Duterte njihet për politikat e tij të përgjakshme kundër vartësve të drogave.

Shifrat zyrtare bëjnë të ditur se më shumë se 3 mijë njerëz janë vrarë nga operacionet policore në Filipine.