Policia turke arreston nipin e Fetullah Gulenit

23.07.2016 13:53:35

Në vazhdimin e hakmarrjes së ashpër nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, policia turke ka njoftuar se e ka arrestuar nipin e klerikut Fetullah Gulen

Muhammet Sait Gulen është arrestuar në Erzurum, njoftojnë mediat turke. Qeveria në Ankara e akuzon ish-aleatin e Erdoganit që jeton në SHBA se e ka organizuar grush-shtetin e dështuar të 15 korrikut.