Trump për Këshillin e Sigurimit dhe Izraelin: Do të jetë ndryshe pas 20 janarit

23.12.2016 23:59:34

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se, pasi që Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi rezolutën kundër Izraelit, që gjerat do të jenë ndryshe pas 20 janarit.

Atë ditë të vitit 2017, do të bëhet inaugurimi i Trumpit si president zyrtar i SHBA-ve, transmeton lajmi.net.

KS i OKB-së miratoi rezolutën me të cilën kërkohet nga Izraeli që të ndërpresë ndërtimin e lagjeve në territoret e okupuara palestineze. SHBA-të, befasisht, abstuan dhe nuk e bllokuan rezolutën.

Rezolutën e propozuan Zelanda e Re, Malajzia, Venezuela dhe Senegali, pasi që, sipas thekson Reuters, Egjipti u tërhoq pas presionit të Izraelit dhe presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

Trump i kishte premtuar kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanjahu, se SHBA-të do ta bllokojnë këtë rezolutë, por doli ndryshe.

Rezoluta është ndryshim i praktikes amerikane që të mbrojë Izraelin nga aksionet e OKB-së.