VIDEO: PARTITË POLITIKE NUK PO I DEKLAROJNË TË GJITHA SHPENZIMET

18.07.2017 12:04:32

Partitë politike të Kosovës, nuk janë shumë transaparente tek publikimi i të gjitha financave, duke përfshirë edhe shpenzimet që i bëjnë në fushatat zgjedhore.

Isuf Zejna, menaxher i programit nga Demokracia Plus, tha se ka qenë sfiduese për të monitoruar partitë politike.

“Ne kemi monitoruar 24 komunat e Kosovës, kurse në pjesën e veriut të Kosovë, nuk kemi pasur monitorim”, tha Zejna, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ka një shpërpushje që ajo që deklarohet në fushatë dhe asaj që shpenzohet. “Një numër i rasteve është që të mos deklarohen donatorët që financojnë paritë politike”, tha Zejna.

Ai tha se ka një kategori që ata nuk mund ta monitorojnë, p.sh tek shpenzimet e transportit.