Vuçiq: E kemi njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, edhe pse ky shtet e njohu Kosovën e pavarur

18.07.2017 12:01:28

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia e njeh emrin kushtetues të Maqedonisë, edhe pse Maqedonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, njohja e Kosovës nga Maqedonia ishte në kundërshtim me vullnetin e popullsisë së shtetit.

Kjo deklaratë e Vuçiq vjen pas asaj të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se Serbia ka bërë gabim me njohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.