Viktima ishte aksidentuar më dy korrik
Një person ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në komunikacion ku ishin të përfshira tri vetura në fshatin Drenoc.
Ky aksident kishte ndodhur më 2 korrik, ndërsa policia ka njoftuar se me datën 17.07.2017 i dyshuari nga lëndimet e marra ka vdekur në QKUK Prishtinë.
“Aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili ka hyrë në tejkalim në mënyrë të pasigurt, me ç’rast është aksidentuar me dy veturat tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi pajetë u është liruar familjarëve.






































