Arrestohen dy të dyshuara për përfshirje në prostitucion

30.01.2019 17:05:11

Policia e Kosovës ka arrestuar dy femra të dyshuara për prostitucion.

“Pas hetimeve të vazhdueshme dhe një pune operacionale taktike policore, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë e Policisë së Kosovës me datën 29.01.2019, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion-bashkëkryerje’, ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare kosovare”, thuhet në komunikatën e policisë.

  • N. A. lindur me 1984           femër/shqiptare/kosovare
  • S. B. lindur me 2000           femër/shqiptare/kosovare

Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarat janë ndaluar prej 48 orësh për procedura të mëtejme.