Nis takimi i liderëve të koalicionit qeverisës

30.01.2019 17:42:39

Ka filluar takimi ndërmjet liderëve të partive që janë në qeveri.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj janë parë duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës, raporton Telegrafi.

Jozyrtarisht mësohet se pjesë e takimit janë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ky takim ka ardhur pas dallimeve ndërmjet partive në pushtet, për pezullimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë.