Nis takimi i jashtëzakonshëm i koalicionit qeverisës

30.01.2019 17:55:20

Para pak çastesh ka nisur takimi i koalicionit qeverisës.

Me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka filluar takimi i jashtëzakonshëm i koalicionit qeverisës, raporton lajmi.net.

Në këtë takim të pranishëm janë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në këtë takim mediat nuk janë lejuar as të marrin pamje.

Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë takim.

Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së këtij takimi.