Protestojnë gjimnazistët maqedonas para Komunës së Tetovës

01.09.2016 09:20:28

Në ditën e parë të vitit shkollor për këtë vit, pra sot, siç edhe u paralajmërua ditë më parë, nxënësit maqedonas të gjimnazit ”Kiril Pejçinoviq” të Tetovës, janë duke protestuar para Komunës së Tetovës.

Kërkesa e tyre është tejkalimi i problemit hapësinor, me të cilin përballet ky institucion arsimor, tash e një dekadë. Nxënësit paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor, nëse nuk do të pranohen kërkesat e tyre.

Plaketat e tyre në dorë shkruajnë: ‘Meritojmë shkollë’, ‘Duam shkollë’.

Protestojne Gjimnazistet maqedonas te Tetoves