Bëri thirrje për kryengritje të armatosur, arrestohet një person

01.09.2016 09:22:35

Është arrestuar një i dyshuar në Prizren, pasi që i njëjti  në rrjetin social “Facebook” ka publikuar  postim kërcënues me thirrje në kryengritje të armatosur, duke aluduar në protestën e sotme që pritet të mbahet në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit janë bastis shtëpia dhe objektet përcjellëse  por nuk është gjet asgjë e dyshimtë ndërsa i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajtje.