Nga sulmet më të fundit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, 9 persona mes tyre gra dhe fëmijë kanë humbur jetën.
Agjencia Masira e lajmeve njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar një shtëpi banimi në rajonin Bejt Meran në qytetin Arhab në veri të Sanas kryeqytetit të Jemenit duke lënë të varë 4 femra dhe 5 fëmijë.
Ndërsa nga sulmet e ditës së enjte të avionëve sauditë kundër Jemenit, të paktën 16 persona janë vrarë shumica e të cilëve gra dhe fëmijë. Avionët sauditë gjithashtu kanë sulmuar rrjetin e energjisë elektrike në rajonin Gahza të provincës Saade.
Sulme ka pasur edhe ndaj bazës ushtarake Sejfi po të provincës Saade. Avionët e agresorëve sauditë kanë sulmuar edhe aeroportin Hadhida në perëndim të Jemenit.








































