Shefja e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një nënë 36-vjeçare dhe foshnja e saj humbën jetën.
Ajo bën me dije se për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët janë detyruar që ta fusin në sallën e operacionit gruan e re dhe të bëjnë lindjen e detyruar.
“Gruaja prej dy javësh ishte në gjendje të rëndë. Ishte grua shtatzënë, 31-javëshe e ardhur në datën 9 shkurt në spitalin tonë pas një gjendje të gripit.
U fut direkt në terapi intensive. Kishte vështirësi në frymëmarrje. Duke qenë se situata ishte e vështirë, u detyruam që të bënim lindjen e parakohshme dhe u realizua në spitalin tonë lindja, në bashkëpunim me kolegët e ‘Koço Gliozhenit’.
Pas dy ditësh u bë lindja në sallën e operacionit në bashkëpunim të dy ekipeve. Njëri nga fëmijët ndërroi jetë, ndërsa tjetër gëzon shëndet të plotë”, tha mjekja.






































