Sekreti qëndron në teknikën e ashtuquajtur të Pinguinit. Kjo metodë vërtet ka sukses, thonë shkencëtarët gjermanë, duke shpjeguar që torzoja anohet përpara dhe kështu rëndesën e hedh në këmbën e përparme, shkruan Business Insider. Përballë periudhave të mëtejshme të motit të ftohtë që po paralajmërohen për Evropën, shkencëtarët gjermanë kanë këshilluar njerëzit të ecin në akull për të zvogëluar rrezikun e rënies, e cila është arsyeja më e zakonshme për të shkuar në klinikat e traumës gjatë dimrit. Shoqata Gjermane e Kirurgëve Ortopedikë dhe Traumatologjikë thotë se në mënyrë që të ‘ecim si një pinguin’, ne duhet ta anojmë trupin përpara dhe kështu ta zhvendosim fokusin në këmbën e përparme. Shpjegohet që njerëzit, kur ecin normalisht, rëndesën e shpërndajnë në mënyrë të barabartë në këmbën e parë dhe të pasme. Sipas mendimit të mjekëve, kjo rrit rrezikun nga rrëzimet në sipërfaqet e rrëshqitshme, si edhe rrezikun e frakturave të shumta të duarve dhe këmbëve të cilat shfaqen dukshëm më shpesh në muajt e dimrit. Mbajeni qendrën e gravitetit në njërën këmbë dhe bëni hapa të vogël, edhe nëse ju duket qesharake. Mbani duart jashtë xhepave dhe, nëse rrëzoheni, mundohuni të bini me kofshë, ijë ose shpatulla.

26.01.2021 23:34:33

Sekreti qëndron në teknikën e ashtuquajtur të Pinguinit.

Kjo metodë vërtet ka sukses, thonë shkencëtarët gjermanë, duke shpjeguar që torzoja anohet përpara dhe kështu rëndesën e hedh në këmbën e përparme, shkruan Business Insider. Përballë periudhave të mëtejshme të motit të ftohtë që po paralajmërohen për Evropën, shkencëtarët gjermanë kanë këshilluar njerëzit të ecin në akull për të zvogëluar rrezikun e rënies, e cila është arsyeja më e zakonshme për të shkuar në klinikat e traumës gjatë dimrit.

Shoqata Gjermane e Kirurgëve Ortopedikë dhe Traumatologjikë thotë se në mënyrë që të ‘ecim si një pinguin’, ne duhet ta anojmë trupin përpara dhe kështu ta zhvendosim fokusin në këmbën e përparme. Shpjegohet që njerëzit, kur ecin normalisht, rëndesën e shpërndajnë në mënyrë të barabartë në këmbën e parë dhe të pasme.

Sipas mendimit të mjekëve, kjo rrit rrezikun nga rrëzimet në sipërfaqet e rrëshqitshme, si edhe rrezikun e frakturave të shumta të duarve dhe këmbëve të cilat shfaqen dukshëm më shpesh në muajt e dimrit.

Mbajeni qendrën e gravitetit në njërën këmbë dhe bëni hapa të vogël, edhe nëse ju duket qesharake. Mbani duart jashtë xhepave dhe, nëse rrëzoheni, mundohuni të bini me kofshë, ijë ose shpatulla.