Sulmohet me bojë deputeti më i ri i Kuvendit. Ralf Gjoni pritej që sot t’i drejtohej sallës së Parlamentit për të bërë betimin pas marrjes së mandatit nga KQZ. Në momentet që ka dalë nga banesa, disa persona e kanë sulmuar me bojë. Paraprakisht thuhet se autori i kësaj ngjarjeje është një djalë i ri.
Gjoni konfirmoi se boja nuk i hiqet nga fytyra. Ky incidenti ka shkaktuar atij vonesa për të shkuar në kohë në Parlament.