Fatkeqësi në Bajqincë të Podujevës, humb jetën një person

17.09.2016 21:00:44

Një 32-vjeçar me inicialet M.Rr. ka humbur jetën si pasojë e një incidenti me një makinë që bluan misër.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth 18:45 në fshatin Bajqincë të Komunës së Podujevës.

Kapiteni në stacionin policor të Podujevës, Bekim Bislmi, ka konfirmuar për KosovaPressin se njësia policore i është përgjigjur thirrjes bashkë me ekipet mjekësore.

“Sipas dëshmitarëve viktima kishte pësuar lëndime nga një makinë e cila bluan misër. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tij rreth orës 19:00”, tha Bislimi.