Kryejnë fakultetin e masterin, e si shumë të tjerë sillen rrugëve: Psikologët vendosin të protestojnë

17.09.2016 20:50:55

Protesta për Demarkacion. Protesta kundër përgjimeve telefonike “Pronto”, protesta kundër kishës politike në kampusin e UP-së…

Protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tash kanë paralajmëruar disa psikologë e studentë të Departamentit të Psikologjisë.

Labinot Dervishaj, magjistër i Psikologjisë Shkollore, thotë se protestën e kanë paralajmëruar për arsyen e thjeshtë se kund nuk ka vende pune për psikologë.