Ahmeti: Hashim Thaçi është tokëfalës dhe tokëndarës

17.09.2016 21:15:02

Kryetari i Prishtinës, ka reaguar pas postimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili kritikoi protestat e sotme të studentëve te kisha në kampusin e UP-së. Ahmeti shkruan se “nuk duhet lejuar që ky njeri dhe ekzistenca e tij të lë pasoja për shtetin tonë”.

“Hashim Thaci është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbise. Ai e din që pa Serbine, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vucicin mbetet vetem i akuzuar potencial në Gjykaten Speciale.

Si nënshkrues i demarkacionit tokefales, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokendares, Thaci krijon tema te tilla si kjo më poshtë ku mund të duket i moderuar dhe relvant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltaret e tij shkruajnë artikuj kundër Rames dhe takimeve me Vucicin sepse frigohet që dikush ja zene vendin tek koncesionet.

Kosova do të mbetet edhe pas Thacit edhe pas gjithë neve. Nuk duhet lejuar që ky njeri dhe egzistenca e tij të na le pasoja për shtetin tonë”(sic.), ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook