Në bjeshkët e larta, atje thellë te Skuta,
Jeta thurte këngën, me fyell e lahuta.
Një shtëpi e vogël, mbuluar me kashtë,
E rrihnin problemet, nga brenda dhe jashtë.
Kodrës së Pribocit, ku shtrihej kufiri,
Gjallëronte shqiptarçe, familja Neziri.
Kur zemërohej moti, skamja shkallmonte,
Zoti i kësaj shtëpie, në heshtje punonte.
Shikonte me mall, fëmijët si rriten,
Haqën e vogël, me motrën Feriden.
Në anën tjetër, po të kësaj shtëpie,
Nëna Sofije, shembull amvisërie.
Punonte kokulur e me gojë nuk fliste,
Karshi varfërisë, që me dhëmbë skërmiste.
Po zoti i shtëpisë, kish një prirje, ore
E jetonte jetën, vetëm me punë dore.
Anekënd Pribocit, si dhe gjithë Malësia,
N’djepat e Nezirit, përkundej fëmijëria.
Pas vitesh të shumta, me halle e derte,
Djalë i Nezir Sulës, shkeli kontinente!
Arriti në Zvicër, me shumë ideale,
Duke ngritur vlera, famë e kapitale.
Nga anët e ndryshme, laçeve dhe kthinave,
Jo më kot e quajnë, “Mbret” i pjekurinave!
E “Mbreti” i bukës, për njerëzit e ndrydhur,
Nuk e ka harruar, të shkuarën e hidhur…
Dora e tij nuk ndalet, duke bërë mirë,
Për një jetë të lumtur, për një botë të lirë.
Flet “Victoria” – Kompani e suksesit,
Legjendë e përkryer, n’fushën e biznesit!
Sevdail Hyseni
(Kjo poezi me një respekt të veçantë i kushtohet familjes së Nezir Hazirit, i njohur si Nezir Sula, nga Priboci, Komuna e Bujanocit, fshat i brezit kufitar Kosovë – Serbi, i cili në atë kohë kishte bërë emër si mjeshtër i prodhimit artizanal të drurit, sidomos për punimin tradicional të djepave, sofrave, arkave etj. Djali i tij, Haqif Haziri, është një afarist i njohur në Zvicër, një “King”, mbret i pjekurinave dhe një humanist i shquar, jo vetëm për Luginën e Preshevës, por edhe më gjerë në shqiptari.)