Gjatë ditës se djeshme kryetari i LDK-së Isa Mustafa , zhvilloi takime të rëndësishme me deputetet e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer.
Z. Mustafa thekson se në këtë takim u bisedua për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Po ashtu trajtuam bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane
Postimi i plotë i z. Mustafa në facebook më poshtë:
Mbrëmë takova deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung. Biseduam për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Trajtuam, po ashtu, bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane. Përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dlogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së.
Në takim morën pjesë edhe Agim Veliu e Lutfi Haizri, nënkryetar të LDK-së dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.