Mbrëmë në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e sëpatës.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një incident kriminal ka ndodhur mbrëmë në ora 20:55 në fshatin Doganaj të Kaçanit, shkruan lajmi.net.
Sipas raportit policor, një person teksa ishte duke e mbyllur lokalin e tij, është kërcënuar me sëpatë nga një person i maskuar dhe i ka grabitur një shumë parash dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se nuk është raportuar për lëndime, ndërsa rasti vazhdon të hetohet