Ymeri injoron përsëri përfaqësuesen e Kosovës

06.09.2016 12:09:37

Kryetari  i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri prapë ka shkruar në rrjetin social një status për ndeshjen e mbrëmshme të Shqipërisë me Maqedoninë, duke e injoruar atë të Kosovës.

Ai ka thënë se më mirë do të ishte sikur Kosova e Shqipëria të kenë një kombëtare të përbashkët edhe në sport.

Lexoni postimin e plotë të Ymerit:

Më mirë një fitore sesa dy barazime. Shqiptarët duhet ta kenë një kombëtare të përbashkët edhe në sport. Ideja provinciale e pavarësisë së Kosovës si pavarësi nga Shqipëria është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Serbisë.

 

Dikur Gjermania lindore fitonte trofe e medale shpeshherë edhe më shumë sesa Gjermania perëndimore nëpër garat sportive. Mirëpo, dy Gjermanitë kurrë nuk e braktisën synimin e bashkimit dhe e realizuan atë. Le të mos përpiqemi të bëhemi më të mençur sesa gjermanët.Në futboll ishim bashkë. Dhe bashkë korrnim fitore. Në vend se të bashkohemi aty ku jemi të ndarë, ne po ndahemi aty ku ishim bashkë.