Nga: Ahmet Asani
Pas kalimit te afatit 48 orësh nga Marrëveshja e Kumanovës, me 12 qershor të vitit 1999, trupat e NATO-s hynë në Kosovë! 12 Qershori për Kosovën është një prej datave më të rëndësishme të historisë së shtetit të Kosovës dhe duhet të shënohet e festohet si Ditë e Çlirimit te Kosovës! Ishte orientimi properendimor i liderit shpirtror e politik Dr. Ibrahim Rugova i cili drejtoi popullin e Kosoves kah perendimi dhe solli intervenimin e NATO-s, pa të cilin intervenim populli i Kosovës sot nuk do ta gëzonte as lirinë e as shtetin e pavarur të Kosovës! Imagjinoni sikur mos t’kishte ndodhur kthesa e madhe drejtë demokracisë e perëndimit, imagjinoni se çfar do t’kishte ndodhur sikur t’ishte vazhduar me anti- amerikanizmin e yllit Leninist?! Imagjinoni sikur NATO mos t’kishte vazhduar prezencën e vet në Kosovë?! Kosova pa praninë e NATO-s ose do t’ishte coptuar copë-copê nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi e Shqipëria, ose do t’ishte bërë pjesë e ndonje Federate Ballkanike serbe!