Çanak: Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë të rëndësishme për të gjithë rajonin

07.10.2019 14:39:39
Mesto: Datum: 10.08.2016 Dogadjaj: POLITIKA - izjava za novinare lidera Lige socijaldemokrata Vojvodine (LSV) Nenada Èanka u Skupštini Srbije Licnosti: Nenad Èanak

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV) Nenad Çanak uroi sot qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Ai tha se pret që rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Kosovë “të kenë një ndikim pozitiv në zhvillimet politike në të gjithë rajonin, dhe se qeveria e re në Kosovë do t’i japë një impuls cilësor negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës”.

“Shpresojmë që Qeveria e re në Kosovë të formohet shpejt dhe se dialogu me Serbinë do të rinovohet pa vonesë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse që përfundimisht do të qetësojë Ballkanin Perëndimor dhe do ta kthejë atë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, tha Çanak.