LDK: Sonte u pa aleanca e rrugaçëve

26.12.2016 21:10:10

LDK, në faqen zyrtare të saj ka bërë një reagim tjetër lidhur me deklaratën e Gjuriqit, të Lekajt dhe të Molliqajt, duke e quajtur Aleancë të rrugaçëve dhe të ordinerëve.

“Natën e sotme në ekranet televizive e nëpër portale na u shfaqën tre përfaqësues “të denjë” të politikës së rrugës. I pari foli Marko Gjuriq, i cili bëri një kërcënim të radhës, të cilin përveç disa ordinerëve në Prishtinë nuk e merr seriozisht askush. U gëzua shumë Pal Lekaj, imituesi komik i Donika Kadaj Bujupit, njeriu i cili mbahet mend vetëm për shkatërrimin e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Për t’i vënë kapakun nuk kishte si të mungonte ordineri i molotovëve, Dardan Molliqaj. Andaj, sot erdhi në shprehje “aleanca e rrugaçëve” të cilët i bashkon lufta kundër shtetit të Kosovës (Pali e bën nga injoranca), përmes formulës: Beogradi jep një deklaratë, Pali del e i bën jehonë dhe ordineri Molliqaj kërcënon në llogari të saj. ” Aleanca e Rrugaçëve” në veprim. Republika e Kosovës është më e fortë se një rrugaç nga Beogradi, një injorant komik dhe një kriminel ordiner!Fundi i fundit, këta dy tonët nuk do t’i njihte askush nëse nuk do të ishin deklaratat e Beogradit, që i mbajnë gjallë si plehu hithrat.” – thuhet në reagimin e LDK-së.