Takimi në mes grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së pritet të mbahet në orën 13:00.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besian Mustafa.
Takimi do të mbahet në zyrat qendrore të LDK-së.
Në këtë takim pritet të diskutohet për harmonizimin e programeve qeverisëse të VV-së e LDK-së.