Të paktën 43 njerëz u vranë pasi një zjarr përfshiu një fabrikë në Delhi, thanë zyrtarë të policisë dhe qeverisë.
Zjarri shpërtheu të dielën në mëngjes në zonën e ngjeshur Anaj Mandi të kryeqytetit Indian dhe u përhap shpejt, raportojnë mediat lokale.
Kryeministri Narendra Modi e quajti zjarrin “jashtëzakonisht të tmerrshëm”.
“Autoritetet po ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme në vendin e tragjedisë”, shkroi Modi.
Shkaku i zjarrit nuk u bë i njohur ende.