Votohet programi i qeverisë Kurti

06.03.2020 15:05:28

Ministrat e Kosovës kanë votuar programin qeverisës për tre vitet e ardhshme.

Në mbledhjen e Qeverisë së sotme është votuar programi i Qeverisë për vitet 2020-2023.

Pas miratimit të vendimit, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga sekretari Fitim Krasniqi, që të sjellë deri të premten e ardhshme planin e punës së Qeverisë 2020-2023, në Kuvend.

“Programi qeverisës duhet të pasohet me planin e punës ku do të kemi një mori masash dhe afatet kohore për taksën. Kjo paraqet bazën e legjislacionin e ri që do të sjellët në Kuvend”, ka thënë ai.