Zyrtari i LDK-së për treshen që nuk votoi : S’është faji i deputetëve tanë nëse dështon zgjedhja e Presidentit

04.04.2021 10:11:18

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se faji për dështimin e mundshëm të zgjedhjes së presidentit nuk është i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hotit, Agim Veliut e Driton Selmanajt.

Përmes një postimi në Facebook, Rugova ka pyetur se a ka dikush guxim të merret edhe me deputetët e partive tjera opozitare që nuk po marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Postimi i plotë:

Patjetër që duhet siguruar kuorumin në seancën për zgjedhjen e Presidentit, kjo gjë është obligim kushtetues por edhe politik, por nuk guxojmë të sillemi sikur Kuvendi i ka vetëm 82 deputetë dhe faji për dështim qenka i tre deputetëve nga LDK-ja.

Ku janë deputetët e tjerë? Apo askush nga partia në pushtet nuk ka guxim të merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancë?

Lumir, si kryetar i LDK-së, është përgjegjësi e jotja që të mbrosh deputetët e tu sepse kështu e mbron edhe LDK-në!