Sot në orën 17:00”vazhdon seanca për zgjedhjen e Presidentit

Sot në orën 17:00”vazhdon seanca për zgjedhjen e Presidentit

04.04.2021 10:17:15

Sot në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit, kjo pasi në seancën e së shtunës nuk u arrit të votohet presidenti i ri, sepse dështoi për mungesë të kuorumit.

“Seanca do t’i vazhdojë punimet, më 4 prill në orën 17:00”, tha kreu i kuvendit, Glauk Konjufca.

Në garë për president, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmanin. Kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.

Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.