Deputetët Jahja Koka dhe Fjolla Ujkani do ta kryesojnë seancën konstituive

26.12.2019 10:00:59

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e cila pritet të mbahet sot në ora 15:00 do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, Jahja Koka, shoqëruar nga deputetja më e re deputetja Fjolla Ujkani, e që të dy janë deputetë të zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën konstituive pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, ndërsa pason betimi i deputetëve

Megjithëse do të mbahet sot seanca konstituive, LVV dhe LDK ende nuk janë dakorduar për bashkëqeverisjen.

Pozita e presidentit dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar mospajtim për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe ndarjen e pozitave institucionale.