Zgjidhja e kreative, LDK-së, Kryeministri !

02.01.2020 23:25:00

Nga: Fatmir Bajraj

Një LDK, e panënshtruar dhe jo inferiore, është e dobishme për vete dhe vendin, në të kundërtën ; pushteti i bandave të vjetra e t’reja n’dëmë të Kosovës do jetë “sylah” i gjatë dhe me pasoja ! Sjellja dhe qasja infatile e LVV-së ndaj LDK-së si parti politike dhe partnere potenciale për bashkëqeverisje, ka dëmtuar n’vazhdimësi raportet e një bashkpunimi koherent & koheziv të dy subjektëve diametralisht të kundërta që nga ngjizja dhe gjatë gjithë rrugëtimit, përcjellë me një kulturë, ideologji dhe filozofi poaq kontraverse dhe jo kompatibile. – Përjashto këtu, përiudhën e qeverisjës së PAN-it, një keqëqevrisje kjo e cila unifikoj dy subjektet opozitare shqiptare n’Parlamentin e Kosovës ; LDK & LVV-në, kundër PAN-it skandaloz, anti shtetëror dhe anti-kombëtar, dhe në mbrojtje të interesit nacional shtetëror të Kosovës, përiudha paraprake dhe historia e këtyre dy subjekteve ; njëra poltike (LDK) dhe tjetra anarkiste (LVV), përkatësisht një LDK institucionaliste dhe një Levizje kundër institucioneve derisa ishte jashtë Parlamentit kjo e fundit, edhe atëherë kur u bë pjesë spektrit politik e pëfaqësuar n’Parlament, kishte një kundershtar publik & politik ; Lidhjën Demokratike të Kosovës. Në mbrojtje të ligjshmerisë, integritetit dhe sovranitetit të vendit, këty dy subjeket promovuan një opozitarizëm unik karshi pozitës, frymë dhe qasje kjo e ndikuar nga dy faktorët ; – LDK-ja si parti e qendrës së djathtë, njeh dhe kultivon vlerat e demokracisë Euro-përndimore, dhe këto vlera i shfaqë edhe në ushtrimin e pushtetit moral, pra rolin e opozitës konstruktive dhe të dobishme për qytetarët e vendit dhe shtetin, dhe ; – LVV-ja, meq s’kishte përballë një LDK të cilen e kishte luftuar me t’gjitha mjetet “konvencionale” dhe “demokratike” në rrugë dhe në institucione, por aty ishin ish partneret AAK, NISMA dhe vetë Ama e saj PDK-ja, sikur kishte ulë “grykat”, dhe i ishte nënshtruar “diktatit” të veprimit pragmatik të partnerit në opozit, LDK-së. Përballja me një pushtet të stërkequr, abuziv dhe puro-kriminal, sikur bëri bashkë dy subjektet në një qellim e synim ; largimin e PAN-it nga pushteti dhe kthimin e shpresës tek qytetarët për një Qeveri ndryshe, pa krim e korrupsion dhe për një shoqëri me sundim të Ligjit. LDK-ja dhe lideri i saj Mustafa, fali njëanshëm partnerit të ardhshëm të koalicionit qeverisës, VV-së së Kurtit dhe vetë z.Kurti, dëmët dhe shqetësimet e shkaktuara nga kjo Levizje, LDK-së, për hirë të interesit madhor, atë të shtetit të Kosovës. Falja e një-anshme dhe e pamerituar, s’prodhoj besim nga partneri, përkundrazi ! Mosarritja e një koalicioni parazgjedhor n’mes të dy partnerëve potencial për një koalicion paszgjedhor n’qevrisje të vendit, u trajtua ndryshueshëm nga partnerët, ngase VV-ja, ktheu fuqishëm luftën politike kundër LDK-së dhe lidershipit të saj, në vend se ajo “luftë” të bëhej kundër PAN-it dhe n’sikron me LDK-në, JO ! Fushata e VV-së, ma shumë ishte orientuar në binarët që vullneti i Sovranit të mos shkoj për LDK-në dhe kandidatën Vjosa Osmani për Kryeministre me thirrjet bizare : – Mos votoni LDK-në, sepse vota për LDK-në, është votë për PDK-në ! – Nëse fiton LDK-ja, ajo nuk do bashkqeverisë me Ne (VV-në), por me PDK-në, dhe ashtu nuk arrihet ndryshimi ! – Mos votoni Vjosa Osmanin sepse ajo është përdorur për vota, dhe është e pa fuqi politike n’LDK dhe n’vëndim-marrje ! – Mos votoni LDK-në e drejtuar nga “garda e vjetër” n’krye me Isa Mustafën ! Piari mediatik për VV-në, kundër LDK-së ! Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, nga mediat e shitura dhe t’kapura nga krimi, LDK-ja anatemohej, atakohej dhe “kryqëzohej” nga mediat, si subjekt poaq abuziv e përgjegjës për t’gjitha dobësitë e pushtetëve dhe për vet kapjen e shtetit, gjë që këto media, padrejtësisht dhe në shkelje të etikes mediale, u bënë krahë me gjithë tjerët (oponentet) kundër LDK-së dhe Vjosa Osmanit, kandidate femër e LDK-së për poziten e Kryemnistrit. – Sabotimi i LDK-së dhe lufta speciale kundër saj ,nga qarqe dhe media t’kapura nga krimi, nuk pushoj as pas rezultatëve zgjedhore të qertifikuara nga KQZ, rezultate këto të cilat nxorën t’parën VV-në me një diferencë prej një deputeti, leximi i të cilit qonte në ndarje të përgjegjësive të koalicionit në gadi të barabartë. – Thirrjet dhe çirrjet e mediave n’sherbim të krimit, vazhduan pamshirshëm luftën speciale kundër LDK-së përmes presionit mediatiko-publik mbi të, dhe duke krijuar rrëjshëm percepcionin: LVV-ja fituese dhe LDK-ja humbëse ! Sofistikimi i narracionit medial dhe n’sinkron me VV-në : – VV-së si fituese i takon pozita e Kryekuvendarit ! – VV-së, postin e Kryemnistrit, i’a dha Sovrani, dhe – Pozitën e Presidentit e lëmë për ma vonë, ngase i njëjti duhet t’jetë konsesual dhe t’marr bekimin e VV-së fituese…! Vazhdon narrative për Qeverinë me logjikën ; Ministritë 5 : 5, por me kusht që ti mos zgjidhë Ministrinë që dua unë për vete, ngase atëherë s’mund të flasim pë ndryshim poqese nuk kam unë n’dorë ministritë që luftojnë krimin e organizuar e korrupsionin…! Zgjedhja e Kryeparlamentarit ! Konstitumi i Kuvendit dhe zgjedhja e Kryekuvendarit Konjufca (VV) pa marrveshje me LDK-në, ishte kulmi i pabesisë së LVV-së, dhe thikë pas shpine LDK-së si partner i besueshëm i koalicionit. Zatën, rrëmbimi egoist i kësaj pozite, ka rrënuar urat e besimit të ndertuara kryesisht nga LDK-ja, dhe n’dëm të saj, dhe ka shkelë pikërisht pikat e dakorduara deria aty. – LDK-ja, afirmoj me votën pro, urtësinë dhe vizionin largëpemës n’dobi të Institucioneve dhe intersit nacional të vendit, por tani e tutje, asgjë më sikur deri në atë vendim të VV-së dhe votim të Kuvendit. Treni tani duhet të ndërroj motorin tërheqës ! VV-ja me vendim t’njënshëm, zgjodhi hisën të cilën i takonte LDK-së si parti e dytë, pra Kryeparlamentarin dhe Presidentin, dhe tani ka n’dorë këtë alternativë, dhe jo dyatë siq pretendojnë në VV dhe në mediat e shitura dhe t’kapura nga krimi. LDK-ja duhet të insistoj me ngulm vetëm në poziten e Kryeministrit dhe në ndarjën fifti-fifti të Qeverisë, ngase rrugë tjetër s’ka dhe s’duhet të pranoj-apriori ! Solucioni, VV-së ; Kryeparlamentari dhe Kryeministri, nuk është asnjë garancë për postin e Presidentit, me një patrner t’pabesë dhe t’papergjegjshëm n’koalicion dhe më një spektër politik parlamnetar, konstantja e të cilëve është anti-LDK-izmi. Poqese LVV-ja e Albinit, do kapë këto dy pozita kushtetuese, ajo do përdorë gjithë kohën dhe enrgjitë për t’a dobësuar e nëpërkëmbur LDK-në, pra për t’a djegur, kuptohet edhe me ndihmen e mediave dhe në fund, Presidentin do t’a zgjedhin pa LDK-në, edhe me çmimin e dergimit të vendit në zgjedhje, gjë që nuk do ishte edhe e doemosdoshme, nese kihet parasysh ndërrimi i partnerit të koalicionit nga VV-ja, duke marr PDK-në në vend të saj. LDK të zgjedhë vitalitetin n’vend të “djeg’jes nga partneri bes-thyes !