Kolonel Zemajt i takon lavdia dhe krenaria kombëtare…

02.01.2020 22:57:38

Skënder MULLIQI

Toka e Kosovës u namatisë si ska më keq, nga vrasjët e pasluftës.Këto vrasje Kosovën e kthyen në arkivol. E kthyen në arkivol të pabesët, të cilët lanë shumë nëna , baballarë, motra e vëllezër më duar në gji. Vranë në prita dhe pas shpine do njerëz të qyqarë… Nuk ka gjak që është humbur, së toka fletë vet.Pikërisht në muajin Janar u vranë përsonalitetet e njohura të jetës politike dhe ushtarake në Kosovë . U vranë përsonalitetet të cilët i dolën zot atdheut dhe kombit në orët më të liga… Janari është muaj i tragjedive dhe krenarisë kombëtare.U vra në pritë të organizuar ushtaraku i lartë, Tahir Zemaj vet i treti. U vra në këtë muaj edhe veprimtari dhe ushtaraku i LDK-së, Smajl Hajdaraj…U vrane dhe vdiqën në këtë muaj edhe shumë atdhetarë që kan lënë lavdinë mbrapa. Tashmë kaluan shumë vite nga vrasja e tyre, të cilat ende mbeten të pazbuluara si shumë vrasje të tjera…Por, që këta burra nuk do të harrohen kurre nga nga shumica e shqiptarëve jo vetëm të Kosovës…Vepren e kolonel Tahir Zemaj, nuk e zbehë dot koha, ajo sa vjen e shtohet në secilin përvjetor… E vrasësit mizor, i pret vëtem mallkimi…