Tre tërmete edhe në Shqipëri

30.10.2016 16:06:44

Lëkundjet sizmike në Itali nuk janë ndërprerë për asnjë moment që nga tërmeti i 25 gushti. Specialisti, Olgert Gjuzi thotë se nga 25 gushti janë regjistruar disa tërmete, prej të cilëve 4 më të fortë: nga 5,1 deri në 6,5 ballë, që është regjistruar sot në mëngjes.

Askush nuk mund të parashikoj se si do të vazhdojnë lëkundjet e tokës, por për sizmologët kjo është një dukuri e shkaktuar nga përplasja e pllakave tektonike.

Në 24 orët e fundit edhe Shqipëria është goditur nga 3 tërmete, me i forti është regjistruar në orën 3:00 të mëngjesit në detin Jon, në afërsi të Sarandës me një magnitudë 4,1 ballë, i shkallës Rihter.

Ndërkohe në Burrel dhe Bulqizë janë regjistruar tërmete me fortësi, 2,1 dhe 2,7 ballë, të shkallës Rihter.