Zhduken një vajzë 14-vjeçare dhe një burrë i moshuar

30.10.2016 16:09:36

Në çastet e para të ditës së sotme, rreth 20 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, 40-vjeçari S.I. ka denoncuar se babai i tij është zhdukur.
Sipas shkupjanit, të premten, 28 tetor, babai i tij 60-vjeçar SH.I. është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.

Në MPB, dje ka pasur edhe një denoncim tjetër. Një 32-vjeçare në stacionin policor në Gazi Babë ka denoncuar se vajza e saj ishte zhdukur.

Bëhet fjalë për vajzën 14 vjeçare, e cila sipas denoncimit të nënës më 27 e këtij muaji ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, transmeton TetovaSot.

Policia njofton se ka nisur hetimet në lidhje me dy denoncimet dhe është vënë në kërkim të personave.