Një forcë siriane e mbështetur nga ShBA, e cila po lufton për ta larguar Shtetin Islamik (ISIS) nga qyteti sirian, Manbij, ka thënë sot se i ka dhënë këtij grupi xhihadist afat 48-orësh që të largohet nga qyteti i rrethuar sirian.
Në një komunikatë për media, kjo forcë ka thënë se militantët e ISIS do të lejohen të largohen nga Manbij vetëm me armë të vogla dhe pa luftime.