Trafik kokaine sapo shkeli në Itali, shqiptari përfundon në qeli

30.01.2020 16:54:36

Një shqiptar 35-vjeçar, i cili kishte tre muaj që kishte shkuar në Itali është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka trafikuar drogë.

Shqiptari emri i të cilit nuk ishte bërë i ditur ishte vënë në objektivin e policisë prej ditësh, por vetëm mbrëmjen e djeshme u arrit të arrestohej.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij, policia mundi të gjejë dhe të sekuestrojë 6 gramë kokainë të fshehur në dy qeskëza. Në bodrumin e shtëpisë së tij midis mjeteve bujqësore u sekuestruan edhe 300 gramë kokainë.