Albin Kurti sakrifikon Glauk Konjufcën në takimin e fundit me LDK-në, kjo ishte oferta

30.01.2020 17:03:03

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Pengesat për arritjen e këtij koalicioni janë të mëdha, derisa takimet nuk kanë munguar e ndër to as ofertat siç i kanë quajtur partitë “merre ose lëre”, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, takimin e fundit të këtyre dy partive e kanë monitoruar edhe ‘ndihmësit’ e ftuar nga Kurti, ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Por, lajmi.net ka kuptuar nga burimet brenda takimit ofertën e fundit që Kurti ia ka bërë Mustafës në këtë takim.

Lëvizjet e fundit të Albin Kurtit për të takuar Listën Serbe dhe deklarata e djeshme e Glauk Konjufcës se “së shpejti do të krijohet qeveria”, janë sinjale se Albin Kurti po shkon drejt dorëzimit para kërkesave të LDK-së.

“Njëri nga versionet që i ka ofruar Albin Kurti, Isa Mustafës ishte që LDK-ja ta merr kryeparlamentarin për 4 vite dhe të heq dorë nga pozita e presidentit. Ofertë kjo e cila nuk është pranuar nga Mustafa”, thotë ky burim për lajmi.net.

Kurtit i kanë mbetur edhe 4 ditë nga afati kushtetues për formimin e qeverisë – kur ai ka refuzuar çdo parti tjetër shqiptare përveç LDK-së, derisa sot takohet me Listën Serbe